Në Maqedoni dje u vra dhe një polic shqiptar, ja kush ishte ai (FOTO)

Isamedin Osmani, nga Studeniçani i Shkupit është pjesëtari i policisë së Maqedonisë që është vrarë në përleshjet e mbrëmshme të armatosura në Kumanovë. 

Lajmi bëhet i ditur për INA, ndërsa bëhet e ditur se pjesëtari është nga Studeniçani i Shkupit, varrimi i të cilit do të bëhet sot pas namazit të drekës. 

MPB pritet të jap hollësi dhe të zbardh identitetin e dy policëve të vrarë nga pesë policët që dje u vranë në përleshjet e armatosura në Kumanovë. Deri tani është zbardhur identiteti i tre pjesëtarëve të policisë. 

SHKARKO APP