Në mbledhjen e PD-së së Kurbinit kërcet arma, Noka: Shihni anën pozitive

Anëtari i Partisë Demokratike në Kurbin, Van Rrica, i cili qëlloi me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në takimin e demokratëve të Berishës në Kurbin, mëngjesin e sotëm ka rënë në prangat e policisë.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, deputeti Flamur Noka ka thënë për ReportTv se duhet të shihet vetëm ana pozitive e këtij procesi. “Duhet ta shohim pozitivisht procesin e primareve”, tha Noka.

Anëtari i Partisë Demokratikenë Kurbin, Van Rrica, i cili qëlloi me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në takimin e demokratëve të Berishës në Kurbin, mëngjesin e sotëm ka rënë në prangat e policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Van Rica i cili mbështet kandidatin Edmond Shkoza, kërkoi anëtarësimin e disa simpatizantëve, por kjo u kundërshtua nga nënkryetari i degës së Partisë Demokratike të Rithemelimit, Kastriot Marku me pretendimin se kishte përfunduar afati i anëtarësimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në debat e sipër Van Rica, mësohet ka qëlluar me armë zjarri pistolete në korridoret e zyrave të Partisë Demokratike dhe më pas është larguar, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?