Në mes të Tiranës, njerëzit ushqehen me lista borxhesh. Vokshi: Me PD dyfishimi i të ardhurave prioritet absolut
Biznesi i vogël është duke luftuar për mbijetësë. Eva Hodja në njësinë 9 i tregoi kordinatores politike të kësaj zone se mga qeveria dhe bashkia nuk patinasnjë mbështerjë gjatë pandemisë, veç rëndimit me gjoba e taksa. Duke qene se kishte kaluar edhe covid, zonja tregoi edhe mungesën e shtetit gjatë kurimit.
“Kam 30 vjet që punoj paguaj të gjitha siguracionet dhe nuk mora asnjë mbështetje nga shteti, asnjë rimbursim ilaçesh. Kursimet e jetës që kisha i zerova se u trajtova në privat.”- tha Eva, e cila vuri në dukjen rënien drastike të konsumit nga njerëzit. Ajo i tregoi Albana Vokshit fletoret me listat e borxheve të klientëve.
“Njerëzit janë të papunë nuk konsumojnë ka rënë fare ekonomia dhe ato që kishin mënjanë I shpenzuan me Covid. Nga ana tjetër detyrimet shtohen, faturat e ujit dritave rriten në mënyrë të papërballueshme dhe mezi paguajmë dhe qiranë “- tha e zonja dyqanit. Ajo mirëpriti ftesën e Albana Vokshit për t’iu bashkuar ndryshimit në 25 prill.
“Kudo që shkoj në bizneset e vogla shoh vetëm krizë dhe lista e fletore që shtohen. Njerëzit më thonë shitësit marrin nga një kokërr perime dhe frut se nuk ia dalin dot. Me programin e PD biznesi i vogël do të paguajë vetëm 1 taksë dhe ajo do të jetë e ulët, sa një e treta e asaj që paguani. Të ardhurat që do të fitoni do t’i menaxhoni ju, nuk ka pse t’i grabisë Tirja e qeverisë dhe Tirja e bashkisë. “Ju keni në dorë ndryshimin, të ardhmen e fëmijëve”