Në mesin e të vaksinuarve të parë është edhe Rama, Silva Bino tregon për gjendjen e tyre

Në ditën e dytë të vaksinimit ndaj Covid-19, kryeministri Rama zhvilloi një inspektim në “Air Albania Stadium”, ku ka nisur në mëngjes vaksinimi i epidemiologëve nga Tirana, Durrësi, Kruja e Kavaja.

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, tha se në ditën e parë të vaksinimit në vend, ku vaksinën e mori edhe kryeministri Rama, nuk ka pasur asnjë person me reaksione anësore.

Bino tha se njëkohësisht do të nisi vaksinimi edhe në shtëpitë e të moshuarve. Ndërkohë, Rama tregoi se edhe ai nuk kishte pasur asnjë problem pas dozës së parë të vaksinës Pfizer.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?