Në nisje të vitit të ri shkollor, Mziu: Qeveria qendrore, asnjë financim për projektet tona

Në nisje të vitit të ri shkollor, Bashkia Kamëz deklaron se ka mungesë investimesh në sistemin arsimor të kësaj njësie administrative. Në një njoftim të shpërndarë për mediat, kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu deklaron se ka pasur një mungesë vullneti nga ana e qeverisë qendrore për të financuar projektet konkrete.

“Kemi kërkuar në mënyrë sistematike nga qeveria “Rama” fonde për ndërtimin e kopshteve dhe shkollave të reja. Kërkesat tona kanë rënë në vesh të shurdhër, shkresat dhe projektet e Bashkisë flenë në sirtarët e Ministrisë së Arsimit. Pavarësisht se në Kamëz, veçanërisht nën qeverisjen e Partisë Demokratike janë ndërtuar mbi 18 objekte shkollore (shkolla dhe kopshte) me standarde evropiane, sërish bazuar në numrin e popullsisë, Kamza dhe Paskuqani kanë nevojë për të tjera godina të reja në sistemin arsimor”,  thotë kryebashkiaku Xhelal Mziu.

Kryetari i Bashkisë Kamëz pohon se zyrtarisht i është kërkuar qeverisë të financojë ndërtimin e 6 shkollave, 7 kopshteve, si dhe financimin e rikonstruksionit të 9 shkollave dhe mbi 6 kopshteve por nuk është marrë parasysh asnjë kërkesë dhe nuk është financuar asnjë projekt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?