Në një qendër votimi lokali vazhdon shërben kafe

 

Partia Bashkimi për te Drejtat e Njeriut denoncoi parregullsi në procesin e votimit në një qendër votimit në Finiq.

Sipas PBDNJ, qendra e votimit është ngritur në një lokal dhe lokali vazhdon punën.

“PBDNJ konstaton se në kundërshtim me kodin elektoral, ambienti i QV 4719/1 (Vagalat Bashkia Finiq) përdoret jo vetëm si QV por njëkohësisht dhe si ambient lokali. Gjë e cila cënon zhvillimin e një procesi zgjedhor të qetë dhe mund të çojë në tjetërsim të votës”,- thuhet në njoftimin e PBDNJ-së.

SHKARKO APP