Në një vit 5210 raste dhune ndaj grave, kryeson Tirana
Në 3 muajt e parë të këtij viti, ka pasur mbi një mijë raste dhune, ku 510 gra janë pajisur me urdhër mbrojtje. Qyteti me denoncimet më të mëdha të dhunës është Tirana.
Sa i përket vitit të kaluar janë evidentuar dhe trajtuar nga strukturat e policisë 5210 raste të dhunës në marrëdhëniet familjare dhe ka filluar procedimi penal për 1887 raste të kësaj vepre penale. Të dëmtuar nga dhuna dhe krimet e tjera në marrëdhëniet familjare, në total, për vitin 2022, janë 5225, prej tyre 3767 janë gra dhe vajza dhe 266 fëmijë.
Raporti i publikuar nga OBSH-së, rendit Shqipërinë të dytën pas Rumanisë sa i takon fenomenit të dhunës ndaj grave në Europën Qendrore. Referuar shifrave rezulton se 5% e grave në vendin tonë dhunohen. Në 4 muajt e parë të këtij viti nga krimi kanë humbur jetën 7 gra dhe vajza ndërsa gjatë vitit të kaluar 12 ku 6 prej të cilave për marrëdhënie familjare.