Në një vit, SPAK-u përgjoi 1500 persona

Gjatë vitit 2021, janë 1500 persona që janë përgjuar nga SPAK-u. Ata janë të dyshuar si autorë ngjarjesh kriminale ose si persona që kanë dijeni për to.

Bisedat e kryera nga rreth 2000 numra telefoni kanë kaluar në filtrat e oficerëve përgjues. Si rezultat vitin e kaluar u arrestuan 179 persona. SPAK përgjon pa marrë leje tek prokuroria e përgjithshme pasi që prej marsit të vitit 2021 ka një zyrë të vetëm përgjimi.

Gjatë 2021, SPAK ka hetuar 675 dosje. Hetimi ka përfunduar për 226 të tilla. Vetëm 20% e tyre janë çuar në gjykatë. Çështjet e tjera ose janë pushuar dhe pezulluar, ose janë transferuar në prokuroritë e rretheve pasi nuk kanë qenë në të drejtën e SPAK për t’i hetuar.

SHKARKO APP