Në pak orë 5 të arrestuar në Tiranë, ja veprat se për çfarë akuzohen

Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet H. M., 34 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërkohë që në pranga ra dhe shtetasi me inicialet F. L., 61 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
Burime zyrtare thanë se në pranga ra dhe shtetasi me inicialet A. Ll., 22 vjeç, pasi ka aksidentuar biçiklistin shtetasin F. Xh., 47 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Po ashtu policia arrestoi dhe shtetasit me B. B., 38 vjeç dhe R. Gj., 55 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?