Në pak orë dy shqiptarë ndërrojnë jetë në Greqi, pritet autopsia
Dy shqiptarë kanë ndërruar jetë në Greqi pak orë para ndërrimit të viteve.
Siç raporton ekriti.gr, në orën 20 të së premtes, një shqiptar 53-vjeçar u gjet pa ndjenja nga gruaja e tij në Rethymno. Ai dyshohet se kishte probleme me alkoolin. U thirr një ambulancë por ishte tepër vonë për shqiptarin, i cili kishte ndërrur jetë.
Pikërisht në të njëjtën kohë, në Kretë, një 46-vjeçar shqiptar dha frymën e fundit në shtëpinë e tij, në zonën e Atsalenit. Edhe në këtë rast burri u gjet i vdekur nga gruaja e tij, ndërsa pranë tij u gjetën mjete droge.
Autopsia do të hedhë dritë mbi shkaqet e sakta të vdekjes në të dyja rastet.
KOHA JONË SONDAZH

