Në plazhe mungojnë vrojtuesit, të rinjtë kanë pak interes për roje plazhi

Në vijën bregdetare shqiptare sheh më shpesh kulla vrojtimi sesa vrojtues plazhi. Në disa zona bregdetare në Durrës, Shëngjin dhe Vlorë, kuptohet se situata është thuajse njësoj në shumicën e plazheve. Kullat e vrojtimit në të shumtën e rasteve janë bosh.

Sipas Federatës Shqiptare të Vrojtuesve të Plazhit, në vend ka 1400 vrojtues të trajnuar dhe certifikuar. Pjesa më e madhe e tyre nuk janë 100% të dedikuar vetëm për këtë pozicion pune, të cilin çdo subjekt e ka detyrim ligjor ta ketë në stacionin e tij të plazhit.

Eni Metaj, Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”: Detyrimi ligjor është shtysa kryesore për t’u bërë një vrojtues plazhi. Na ndodh në të shumtën e rasteve që janë persona që punojnë në plazh, apo në raste të shumta pronarë dhe administratorë.

Interesi i të rinjve për të qenë vrojtues plazhi është i rrallë. Për pasojë, siguria në plazhe do jetë një sfidë e vështirë përgjatë këtij sezoni veror.

SHKARKO APP