Në Pogradec kundër të dielave pa makina

Sezoni veror është përpara dhe ky vit do të jetë ndryshe nga vitet e shkuara. Pogradeci është një prej qyteteve shqiptare i fokusuar tek turizmi.

Edhe pse konsiderohet një destinacion i çdo stine kryesisht gjatë fundjavave, turistë vendas e të huaj zgjedhin të pushojnë buzë liqenit e të vizitojnë atraksionet e tjera.

Ideja e të dielës pa makina rrezikon të paralizojë turizmin në këtë qytet e për pasojë të shkaktojë kosto për biznesin.

Edhe pse ende nuk ka një vendim zyrtar nga deklarata e kryeministrit për të dielën pa makina nëse do të gjejë zbatim kjo do të thotë që fundjavat në qytete të tjera brenda Shqipërisë do të jenë thjesht të pamundura.

SHKARKO APP