Në portin e Sarandës, kontroll pasagjerëve për virusin kinez (VIDEO)

Virusi kinez ka shqetësuar botën, ndaj dhe Njësia e Shëndetit Publik në portin e Sarandës, ka nisur zbatimin e urdhërit për marrjen e masave. Në këtë port janë dy tragete që vijnë çdo ditë në mëngjes nga Korfuzi, “Santa” dhe “Kristi”. Tragetet vijnë pothuajse në të njejtën orë, 08:45. Mirëpo, edhe pse ishin dy tragete pasagjere ishin pak, pothusjse 50 vetë. Specialistja e Shendetit Publik, Zhulieta Këndezi me termometer u mati të gjithë pasagjerëve temperaturën, dhe nuk pati asnjë problem shqetësues. ”Kontrolli është i përditshëm”, Zhulieta Këndezi. ”Jam i detyruar të njoftoj portin për ardhje, numrin e pasagjerëve dhe kombësinë e tyre”, tha kapiteni Genci Nako, teksa shton se nuk ka pasur asnjë rast shqetësues. Sakaq, kontrollet bëhen edhe në nisje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?