Në prag deportimi, vetëvritet në qeli shqiptari pa letra

Një shtetas shqiptar, 54-vjeç, ka zgjedhur t’i japë fund jetës së tij në një rajon policor në qytezën Kisamo të Kretës.

Sipas medieve lokale, 54-vjeçari u gjet prej policëve në qelinë ku mbahej për t’u deportuar drejt Shqipërisë, pasi nuk kishte leje qëndrimi në Greqi.

Nga sa mësohet, 54-vjeçari, emri i të cilit për momentin nuk bëhet publik, u vetëvar me një batanije rreth orës 02:00 të mëngjesit të së premtes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai u dërgua në spital, por mjekët thanë se nuk mund të bënin asgjë për ta shpëtuar. Trupi i tij u dërgua në Morgun e Spitalit të Iraklios për ekzaminim mjekoligjor, për të saktësuar shkaqet e vdekjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?