Në prag të sezonit turistik, vijon procesi i dezinsektimit në të gjithë vendin
Në prag të sezonit turistik, në sipërfaqet lagunore pranë vijës bregdetare nga veriu në jug të vendit po vijon procesi i dezinsektimit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur prej kohësh këtë proces ndërsa aktualisht po vijon intensivisht në të gjithë vendin.
Kështu, edhe në Parkun Kombëtar të Butrintit procesi u krye përmes përdorimit të agjentëve biologjikë që nuk dëmtojnë shëndetin e njeriut, kafshëve dhe organizmat e tjerë ujor, përveç larvave të mushkonjave.
KOHA JONË SONDAZH







