Në prag të vitit të ri shkollor, Shahini: Zbatoni rregullat

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka zgjedhur dy rrjeshta në një postim në rrjetet sociale për të kujtuar dhe njëherë nxënësit dhe mësuesit për rregullat që duhen ndjekur gjatë këtij viti shkollor të pazakontë.

Sipas ministres Shahini, vetëm duke zbatuar me përpikmëri protokollet do të jetë i mundur sigurimi i një procesi të mbarë shkollor.

“Pas një kohe të gjatë larg shoqeve dhe shokëve të klasës, nxënësit tanë do të ritakohen nesër në bankat e shkollës. Kësaj here me një “normalitet të ri”, duke mbajtur maskën, ruajtur distancën dhe respektuar rregullat anti-Covid në mënyrë që të ruhet shëndeti i të gjithëve dhe të sigurohet një proces i mbarë shkollor”, shkruan Besa Shahini në Facebook.

SHKARKO APP