Në pranga 4 punonjësit e rrobaqepësisë, vodhën mallrat

Vjedhja e mallrave me vlerën e 80 mijë eurove të një biznesi fason në qytetin e Durrësit ka çuar në pranga 4 persona. 

Nga specialistët e krimit ekonomik të qytetit bregdetar u bë ndalimi i shtetasve Françesko Haxhi, 38 vjeç, me detyrë magazinier; Sokol Stafa, 25 vjeç, me detyrë shofer; Denis Llula, 24 vjeç, me detyrë magazinier; si dhe menaxheri i këtij biznesi, Haxhi Dibrani, 48 vjeç.

 Katër të ndaluarit janë me banim në Durrës dhe akuzohen se në vazhdimësi dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur mallra të ndryshëm në një biznes fason, i specializuar në rrobaqepësi, që ndodhet në Shkozet. 

Sasia e mallrave të vjedhura në rrobaqepësinë, pronë e një 48-vjeçareje nga Durrësi, arrinte vlerën e afro 80 mijë eurove.  Punonjësit në fjalë, në banesat e të cilëve janë gjetur një pjesë e mallrave të vjedhura, po hetohen për veprën penale të ”vjedhjes në bashkëpunim”.

SHKARKO APP