Në pranga administratori i spitalit privat, zhvati 2 mln € nga qytetarët
Në pranga të Policisë së Tiranës, ka rënë Lefter Sulkaj, i cili njihet si administratori i spitalit Gjerman në Tiranë. Prej kohësh ai ishte shpallur në kërkim, pasi akuzohet për mashtrim të qytetarëve dhe 4 prej bankave të nivelit të dytë.
Nga mashtrimet Sulkaj ka përfituar 2 milionë euro, pasi ju premtonte qytetarëve se do t’i bënte aksionarë në bizneset e tij në këmbim të shumave marramendëse që ata i ofronin. Sulkaj dyshohet për mashtrime me pasoja të rënda ndaj dhe Gjykata e Apelit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.
Më 27 korrik të 2017 gjykata e Shkallës së Parë dha masën e sigurisë ”arrest shtëpie”, ndërsa prokuroria apeloi vendimin.
Pjesë e skemës mashtruese rezultojnë të jenë edhe punonjësit e një banke të nivelit të dytë në Tiranë, ku biznesmeni ka bërë disa prej transfertave që janë kthyer në objekt hetimi pas kallëzimit nga katër qytetarë një prej të cilëve është i afërm i të akuzuarit.
KOHA JONË SONDAZH

