Në pranga dy hajdutë, akuzohen për grabitjen e 12 banesave në Tiranë
Vjedhjet e banesave janë kthyer në një tmerr për qytetarët dhe shihet si “profesion” nga disa të rinj që lëvizin andej-këtej nëpër kryeqytet.
Policia e Tiranës ka arrestuar sot paradite 2 persona, të cilët akuzohen për vjedhjen e të paktën 12 banesave në kryeqytet.
Të arrestuarit, sipas policisë janë 32-vjeçari Saimir Kuçi dhe 24-vjeçari Ervis Ramaj.
Këta dy persona janë kapur në flagrancë duke vjedhur banesën e shtetases me iniciale V.T.
KOHA JONË SONDAZH

