Në pranga dy të rinj, shitën një vajzë për 400 euro në Maqedoni

 

Policia e Korçës njoftoi se ka arrestuar dy persona, të cilët akuzohen se kanë rrëmbyer për qëllime përfitimi një vajzë 24- vjeçare.  Burime zyrtare nga policia e Korçës bënë të ditur se në fshatin Dobranj të Devollit, Urim Qazimaj 23 vjeç nga Pojani dhe Mersin Myrtollari, 50 vjeç nga Porodina kanë rrëmbyer forcërisht shtetasen V. SH, 24- vjeçe.

Nga hetimet e kryera, rezulton se Qazimaj e ka shitur disa herë 24-vjeçaren në Maqedoni, personave të ndryshëm, në këmbim të përfitimit prej 400 eurosh prej tyre. Urim Qazimaj, kishte qëllim sërish, që të kalonte së bashku me 24-vjeçaren, në shtetin maqedonas, për të shitur atë.

Hetimet do të vijojnë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë në akuzën e rrëmbimit ose mbajtjes peng të një personi.

SHKARKO APP