Në pranga katër “skifterë”, kishin vjedhur 60 banesa në Itali

Katër shqiptarë të tjerë u kapën në Itali, nën akuzë për grabitje banesash. Karabinierët e Torinos i arrestuan nën akuzën si pjesëtarë të një bande grabitësish.

Ata kanë filluar të njihen ndryshe edhe nga humori i Portokallisë, si “skifterë”.

Sipas mediave italiane, kjo bandë ishte e specializuar në vjedhje dhe grabitjen e vilave dhe të bizneseve. Anëtarëve të saj iu sekuestruan edhe armë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hetuesit besojnë se ata janë përgjegjës për të paktën 60 grabitje e vjedhje në rajonin e Piemontes, në 6 muajt e fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?