Në pranga punonjës të bashkisë në Pogradec, vodhën pakot me ndihma

Katër punonjës të bashkisë së Pogradecit u arrestuan nga policia e këtij qyteti nën akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën.

Në kuadër të operacionit “Pakoja e fundit” u bë i mundur arrestimi i zyrtarëve të bashkisë Reshit Fraholli, Raif Muçka, Bektash Xhudellari, Marsel Muçllari. Zyrtarët e akuzuar dyshohet se vodhën disa pako me ndihma të cilat ishin dhuruar nga donatorët e huaj për personat që jetojnë në varfëri.

Arrestimi erdhi pas një video të publikuar mbrëmjen e djeshme në rrjetet sociale, ku shfaqeshin zyrtarët e bashkisë teksa fusnin pakot në një mjet tip Audi, i cili gjithashtu u sekuestrua.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim.

SHKARKO APP