Në pranga vëllezërit, rrahën një person dhe e kërcënuan se do ta vrisnin
Policia e Tropojës ka vënë sot në pranga vëllezërit me iniciale B.Gj dhe Gj.Gj, për shkak të dhunës dhe kërcënimit me jetë të një bashkëqytetari.
“Kanosën dhe goditën me sende të forta një shtetas, vihen në pranga dy shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasit, B. Gj., 34 vjeç, P. GJ., 42 vjeç, (vëllezër), banues në Fierzë. Në fshatin Gri, këta shtetas në bashkëpunim me njeri – tjetrin, kanë kanosur me jetë dhe goditur me sende të forta, shtetasin N. M., banues në fshatin Lekbibaj”, thotë policia.