Në Prishtinë flamujt e parulla :Miresevini në Shqiperi!

 

 

Tifozët e Kombëtares shqiptare në Kosovë kanë dashur të japin një mesazh për ndeshjen e nesërme miqësore mes Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas tyre, ka vetëm një Kombëtare, dhe ajo është Kombëtarja e Shqipërisë. Për këtë arsye, grupi i tifozëve “Plisat” e kanë veshur Prishtinën kuqezi, ndërsa mungon flamuri i Kosovës. Përveç të tjerash, parrulla e tyre është “Mirë se vini në Shqipëri”. Grupimi më i madh i tifozëve të Kombëtares ndërkohë, “Tifozat Kuq e Zi”, kanë vendosur ta bojkotojnë këtë ndeshje, pasi sipas tyre, ka vetëm një Kombëtare të shqiptarëve. 

SHKARKO APP