Në Prishtinë protestë ,xhama të thyer dhe policë të plagosur
Lajmet nuk janë të mira nga Kosova. Policia ka arrestuar dy protestues në sheshin Zahir Pajaziti. Situata ka evoluar dhe protestuesit janë duke u shpërndarë me gaz lotsjellës. Një pjesë e tyre janë shpërnda rrugës për te Radio Kosovë, ndërsa pjesë tjetër kah Ministria e Arsimit.
Polica shpërndan protestuesit deri te Grandi
Policia ka arritur t’i shpërndajë protestuesit deri te hoteli “Grand”.
Policia këtë e ka bërë nëpërmjet gazit lotsjellës dhe autoblindave.
Raportohet se tashmë nuk shihen shumë protestues, por më shumë ka qytetarë të zakonshëm.
Është duke u sulmuar ndërtesa e Qeverisë dhe vetë forcat policore që janë duke u munduar të mbrojnë institucionin.
Gazë lotsjellës, shishe me ngjyrë dhe gurë po hidhen në drejtim të policëve, me qëllim që protestuesit të arrijnë të thyejnë kordonin e sigurisë për të depërtuar në ndërtesë.
KOHA JONË SONDAZH

