Në pritje për tu bërë nuse, 27-vjeçarja nga Berati humb jetën nga Covid-19
Një tjetër moshë e re nuk e fiton betejën me Covid-19. Ariola Sakollari (Gjeçi) u prek nga virusi vdekjeprurës tre javë më parë dhe fillimisht u shtrua në repartin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Beratit.
Për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore,e reja u dërgua në spitalin Covid “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku prej disa ditësh ndodhej në intubim. 27-vjeçarja gjeti vdekjen pasditen e djeshme në këtë spital.
Sipas ”Ballkan Web”, e ndjera që nuk vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese, teksa priste të martohej së shpejti por Covid-19 e ndau nga i fejuari dhe familja e saj në lulen e rinisë.