Në pritje të dëbimit, shqiptarët ikin nga qendra e azilantëve

Shtatë shqiptarë, në mesin e 13 të arrestuarve, u arratisën nga një qendër emigracioni, ku prisnin të merrnin dënimin e tyre, gjatë një trazire.

Pesë prej tyre u kapën por tetë prej tyre përfshirë shqiptarëve janë në kërkim, sipas gazetës The Sun. Disa prej tyre janë të dënuar për trafik droge.

Burimet për gazetën, thonë se përçarja filloi kur 40 persona të arrestuar u penguan të përdornin palestrën në qendrën e emigracionit Yarl’s Wood, në Milton Ernest, Beds, vonë të premten në mbrëmje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të arratisurit, të cilët mbahen në këtë qendër në pritje të dënimit të tyre, kanë përdorur pajisjet e palestrës për të dëmtuar pronën dhe ambientet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një ekip elitar dhe Grupi Kombëtar i Reagimit Taktik u dërguan për të rivendosur rendin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?