Në pritje të mbërritjes, Kombëtares i jepet titulli “Nderi i Kombit”

Kombëtarja e futbollit është nisur paradite nga kryeqyteti armen, Jerevan për t’u kthyer në Shqipëri.

Skuadra dhe stafi që ë shoqëron pritet të mbërrij në aeroportin e Rinasit rreth orës 12:40.

Që aty ata do të priten me entuziazëm nga tifozët.

Një orë më pas do të priten nga Kryeministri Rama.

Më pas ata do të priten nga Presidenti Bujar Nishani, i cili do t’ju dorëzojë dekoratën “Nderi i Kombit”.

Kreu i shtetit e dha këtë dekoratë me motivacionin “Në vlerësim të arritjes historike të kualifikimit për në fazën finale të Kampionatit Europian “Francë 2016”, për rezultate të shkëlqyera sportive që mundësuan këto fitore si dhe për lartësimin e imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë duke na bërë më krenarë e të bashkuar se kurrë”.

Më pas skuadra do t’ju bashkohet tifozëve në një koncert që do të zhvillohet pasdite në sheshi “Nënë Tereza”.

SHKARKO APP