Në protestë i vetëm prej 14 vitesh, 67-vjeçari pretendon se i kanë marrë 1300 m/2 tokë
Protestë mund të bëjë edhe një person. Këtë e ka treguar 67-vjeçari Petraq Mele nga Korça. Prej 14 vitesh ai kërkon të drejtën për pronën e vet prej 1300 m/2, ndërkohë që sipas 67 vjeçarit, në 2009 gjykata vendosi ti jepte tokën e tij një personi tjetër.
“Në vitin 2009 kërkon të ma marrin mua, dhe që ishin Tirana Durrësi e Përmeti. Duan të marrin tokë truall në Radanec. Toka është e babit tim, me certifikatë pronësie, të njohur nga shteti, skicë, këta donin të merrnin tokën truall. Ja arrin duke marre 1339 m2 në vendin e gabuar, por toka që ata duan është 3-4 km larg”.
Përgjatë këtyre viteve janë zhvilluar 33 seanca gjyqësore, duke i kaluar të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe është rikthyer sërish në gjykatën e Korçës për gjykim. Të premten sërish gjykata e Korçës dha vendimin në favor të palës tjetër, duke i mohuar Meles të drejtën e pronësisë.
“Gjykatësi me 33 seanca vazhdoi me të vdekur, me të arratisur nëpër botë vetëm që të me lodhte sa i thashë o je i paaftë, o je i kërcënuar o i korruptuar. Dua vendimin të zbardhet. Padia e kërkuar nga unë bie poshtë. Thashë unë çështjen nuk e le do e kërkoj se është në të drejtën time”,-shtoi ai.