Në protestë munguan Jozefina Topalli dhe Eduard Selami, por në darkë takon Ramën

 

Në protestë munguan dy emrav VIP të PD-së. Jozefina Topalli dhe Eduard Selami. Zonja Topalli mësohet se ndodhet jashtë shtetit, ndërsa Selami është në Tiranë. Në miting nuk u pa gjëkundi, të paktën në pjesën kryesore ku ishin deputetët, ndërsa në darkë ai ishte me ambasadorin amerikan Donald Lu në një aktivitet.  Eduard Selami është shfaqur mjaft kritik së fundit ndaj mënyrës se si po drejtohet Partia Demokratike nga kryetari i saj Lulzim Basha. Disa ditë më parë ai deklaroi se Basha nuk po jep shpresë si alternativë. Ndonëse gjatë ditës nuk u pa nga gazetarët, në aktivitetin mbremjes ai nuk i shpëtoi syrit të fotografëve, i pranishëm në promovimin e librit të gazetarit amerikan, Fred Abrahams, kushtuar trazirave të vitit 1997 në Shqipëri.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, me të cilin Selami ka shtrënguar duart ngrohtësisht (shiko foton).

Eduard Selami mbetet një prej drejtuesve më të kulturuar që ka patur PD-ja ndër vite, ndonëse jeta e ka përplasur shumë brenda llojit demokrat. U duk sikur rikthimi nga SHBA në PD do ti sillte qetësi, por prej ditës që foli në “Zeri i Amerikës” nuk shkon në selinë e PD-së apo në mbledhjet e grupit parlamentar, pasi disa deputetë të drurit janë shprehur se “do ti japin një dru të mirë”.

SHKARKO APP