Në protestë për varfërinë

Pas rreth dy orësh, ka përfunduar edhe protesta e opozitës, që pavarësisht tentative sporadike, mund të thuhet se u mbyll në mënyrë të qetë e paqësore.

Protestuesit u grumbulluan fillimisht në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, ku mbajti fjalën e tij edhe lideri i PD-së, Lulzim Basha. Ai bëri thirrje për t’u bashkuar kundër qeverisë në pushtet, që zhvat qytetarët dhe i shërben krimit e oligarkëve.

Autobusë me protestues u nisën në orët e para të mëngjesit nga gjithë Shqipëria për të zbritur në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protestuesit e PD-së u mblodhën fillimisht përpara Ministrisë së Brendshme, nga ku nisi dhe marshimi drejt kryeministrisë. Por nuk janë vetëm problemet e drogës që shqetësojnë protestuesit, por dhe siç shprehen ata, taksat, varfëria etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?