Në Pukë mbyllet kopshti dhe çerdhja, Covid-19 ”futet” në burgun e Bradasheshit
Nisur nga situata aktuale e Covid-19, Bashkia Pukë ka vendosur mbylljen e institucioneve të arsimit parashkollor, çerdhes ”Nënë Tereza” dhe kopështit ”Erjola Lluka”
Bashkia përmes një postimi në rrjetet sociale, thotë se ky vendim është marrë për shkak të shtimit të rasteve me Covid-19. Sakaq, ka njoftuar se në këto institucione do të bëhen dezinfektimet e nevojshme.
Nga ana tjetër, Covid-19 “futet” edhe në burgun e Bradasheshit. Është prekur shefi i policisë së burgut dhe shefi i regjimit të jashtëm. Qyteti i Elbasani është një nga më të prekurit nga ky virus, ku aktualisht që nga fillimi i pandemisë numëron 7 viktima.