Në qarkun më të varfër, ministri i Ramës hedh 100 mln lekë vetëm për postera

Gjirokastra është një nga qarqet më të varfra, me numrin më të madhe të të papunëve dhe më emigrimin më të lartë të qytetarëve.
Gjatë tetë viteve qeveria ka mbyllur 12 drejtori rajonale dhe investimet për fermerët kanë qenë më të ulëta në historinë e kësaj zone.
Shumica banorëve jetojnë me të ardhurat e emigrimit sezonal në Greqi ose me asistencë ekonomike.
Në këtë qarku, ku varfëria është ulur këmbëkryq, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka hedhur vetëm gjatë ditëve të fundit më shumë se 100 milionë lekë për fasada dhe postera.
Një nga posteri më poshtë është vendosur këto ditë në hyrje të qytetit. Madhësia e reklamës në këtë zonë është vetëm për bizneset e mëdha dhe kushton disa milionë lekë për pak ditë. Ndërkohë në gjithë rrugët e Gjirokastrës ka postera të tillë kundër opozitës.
Në vend të investimeve, vendeve të punës dhe projekteve, ministri Çuçi u premton gjirokastritëve vetëm sharje dhe fyerje ndaj opozitës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?