”Në qershor nisin kantieret e Rindërtimit”, Rama: Planet e projektet po mbyllen, pavarësisht dy goditjeve të rënda nuk u gjunjëzuam

Kryeministri Edi Rama bën me dije se tashmë planet dhe projektet e Rindërtimit janë duke u mbyllur dhe kantieret nisin punën në qershor.

Rama thotë se pavarësisht dy goditjeve që ka pësuar Shqipëria, tërmeti dhe koronavirusi qeveria nuk u gjunjëzua dhe do i kthejë të gjithë qytetarët në shtëpi siç është zotuar.

STATUSI NGA EDI RAMA

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤️

Pavarësisht dy goditjeve të rënda që na ranë mbi kokë dhe sollën shumë taksirate për njerëzit e për vetë shtetin, Tërmeti dhe Armiku i Padukshëm, NE NUK U GJUNJËZUAM dhe ME DURIM E ME MUNDIM, DO T’IA DALIM ME SUKSES E DO TË RINGRIHEMI MË TË MIRË E MË TË FORTË, SËBASHKU??

?? TË GJITHË TË PREKURIT NGA TËRMETI DO T’I KTHEJMË NË SHTËPI SIÇ JEMI ZOTUAR?

? Tanimë planet e projektet po mbyllen dhe në qershor nisin Kantieret e Rindërtimit??

SHKARKO APP