Në rradhë për 3 mijë lekë, pensionistët: Po na japin gjysmë gjeli
Me gjithë pakënaqësinë për shumën e shpërblimit të caktuar nga qeveria pensionistët në rrethet e vendit kanë nisur ta tërheqin atë. Ato po shpërndahen sipas datës së përcaktuar të pensionit. Atyre që ju ka kaluar data e marrin në çdo kohë. Të moshuarit e Elbasanit, thonë se shuma prej 3 mijë lekë është sa për një gjysëm gjel. “As një gjel deti nuk merr”, thotë një e moshuar.
Në Gjiroksatër pensionistët kishin dyshime se mund të mos merrin dhe asgjë. Ndaj sipas tyre më mirë pak se asgjë. “Nga hiç fare, mirë është”, shprehet një i moshuar. Kuksianët janë ndër banorët më të varfër në vend. Edhe pse shprehin pakënaqesi për shumën, me daljen e datës së pensionit ata janë drejtuar në pikat postare për ta tërhequr atë. “Ato nuk dalin për ilaçe, jo për të marrë mish e gjëra të tjera”, shprehet një pensionist.
Ndërkaq në Fier radhët janë bërë të bezdishme për të moshuarit. Disa prej tyre ju ka sosur durimi dhe nuk i kanë kanë marrë. Edhe në Vlorë të moshuarit nuk ndjehen të vlerësuar. Tallje e quajnë masën e shpërblimit një pjesë e pensionistëve të Librazhdit.