Në rrezik mbyllje, ja fakultetet e prekura

Ndonëse se ka pak ditë që ka nisur viti i ri Akademik, rrezikohen mbylljet e Universiteteve në disa qytete, Fakultete në Universitetin e Gjirokastrës, 2 në atë të Shkodrës dhe 1 Fakultet në Universitetin e Korçës, për shkak të numrit të ulët të aplikimit të studentëve në degë si: Fakultetit të Edukimit dhe Shkencave Shoqërore, si Mësuesi për arsimin fillor apo gjuhë letërsi shqipe.

”Kjo situatë ka ardhur për shkak të kriterit të mesatares, e cila penalizon degët e mësuesisë. Vitin e kaluar rrezikuan 47 degë studimi por vetëm 7 u mbyllën, për shkak të manovrave që departamentet bënë. Sivjet jemi në një situatë më të rëndë , flasim për fakultete që rrezikojnë jo vetëm degë studimi. E kështu vëmë edhe në pikëpyetje ekzistencën e universitetit. Rrezikojnë 87 degë studimi për tu mbyllur dhe në bazë të burimeve zyrtare që kemi janë mbyllur në të gjitha universitetet deri më tani 16 degë”.

Para nisjes së maturës shtetërore, Ministria e Arsimit rriti kriterin e mesatares për mësuesinë në 7.5, ndërsa vetëm më 3 tetor, një vendim ky i miratuar me vonesë, ndryshon mënyrën e pranimit në programet e studimit në arte dhe sport. “Qeveria është tërhequr për kriterin e mesatares për Universitetin e Arteve dhe Sportit por brezi që konkurroi këtë vit akademik u dogj. Kjo praktikë, e kjo tërheqje duhet të shtrihet edhe tek universitetet e tjera”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?