Në rritje përdorimi i kanabisit në shkolla, studimi i ISHP: 15.3% e nxënësve kanë eksperimentuar me një lloj droge

Studimi i kryer nga Instituti i Shëndetit publik me të rinjtë e moshave 14-18 vjeç tregon se 15.3% e adoleshentëve kanë eksperimentuar me një lloj droge. 6.6% e të anketuarve kishin eksperimentuar me kanabisin, 4% me ekstazi, 1.6% kishin përdorur kokainë dhe 1.4% kishin përdorur heroinë. Shqetësimi ngrihet edhe nga psikologet e shkollave.

“Ka një tendencë në rritje të përdoruesve të kësaj grupmoshe, nuk mbetet më tek faza e eksperimentimit. Individë jashtë të përfshirë në këto lloj aktivitetesh të paligjshme i përdorin si karrem për t’i futur në linjë për të bërë atë pjesën e shpërndarjes. Në shkollën e mesme duket sikur tashmë nxënësit janë familjarizuar për fat të keq me përdorimin e kanabisit”.

Sipas studimit 21% kanë pohuar se e gjejnë lehtësisht marijuanën, çka do të thotë që trafikantët e drogës, funksionojnë tashmë kudo, edhe pranë shkollave. Veç kanabisit, në rritje është dhe përdorimi i duhanit. Nxënësit kanë pohuar se përvojën e parë me drogën e kanë nisur më herët, që në moshën 12-13 vjeç. Fenomeni ndeshet më shumë në Tiranë Fier, Durrës, Vlorë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?