Në Rrogozhinë procesi ngec, mungojnë kamerat dhe komisionerët e PD

Në 6 bashkitë e vendit, sot mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale.

Nis procesi i votimit në një nga qendrat e votimit në shkollën Xhorxh Soros në Rrogozhinë. Në disa qendra të tjera ka probleme me funksionimin e kamerave, ende nuk ka nisur procesi. Në disa prej tyre mungojnë edhe disa nga komisionerët e PD.

654,538 shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj në bashkitë Vorë, Shkodër, Durrës, Dibër, Lushnje e Rrogozhinë mes kandidatëve të PS, PD dhe koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

SHKARKO APP