“Në rubinet nuk kemi ujë të pijshëm”

 

Kandidati i Aleancës Popullore për Punë e Dinjitet, Redi Saraçi ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Rreth. Përballë tyre, ai evidentoi dy probleme të rëndësishme për këtë zonë, siç janë shtrimi e ndërtimi i rrugëve, dhe çuarja e ujit të pijshëm në çdo rubinet.

“Në 90 për qind e infrastrukturës është e paprekur. Kandidati tjetër del e thotë se do bëjmë pista biçikletash dhe poligon qitje. Si mund të premtosh pista biçikletash  kur në 90% të zonës ku ai është nuk ka rrugë?! Dhe problem kryesor në Ardhishtë është uji. Ne ishim dje në Gjepalaj dhe dikush aty na tha: Nuk dua rrugë, nuk dua punë, dua ujë. Uji është jeta”- tha Redi Saraçi, kandidati i Aleancës Popullore për Punë e Dinjitet.

Ai u ndal edhe tek stafi i tij dhe kush shkon derë më derë për të kërkuar votën.

“Kush janë njerëzit që ju vinë për të kërkuar votën. Për kandidatin e Partisë Demokratike vjen e ju kërkon votën Xhaf Domi, njeri i nderuar. Vjen ju kërkon votën Agim Hoxha, kryekomunari më i suksesshëm në të gjithë Shqipërinë, me përqindjen më të lartë të objekteve dhe punëve të kryera në zonën e vet”,- tha Saraçi.

Saraçi u zotua se në krye të bashkisë së madhe do të bëjë edhe më shumë  punë se çfarë janë parashikuar në program.

“Në programin tonë kemi shumë gjëra që nuk i kemi thënë. Dhe ju do të shikoni se pas 4 vitesh ne do të bëjmë edhe shumë gjëra që nuk i kemi parashikuar në këtë program. Kemi marrë fjalën nga investitorë të ndryshëm, nga ambasada të ndryshme, nga fondacione të ndryshme që do të na financojnë projektet tona, të cilat nuk i kemi pasqyruar në program. Në program kemi përcaktuar ato që ne kemi mundësi ti bëjmë me buxhetin e bashkisë së madhe. Buxheti i bashkisë së madhe është x lek dhe me këto do të bejmë x gjëra që janë prioritet i zonës. Nuk ju garantoj që do të bëjmë hidrocentral, ju siguroj që nuk do bëjmë aerodrome, por do bëjmë shërbimet normale dhe bazilare që kërkohen për një komunitet që të jetë sa më qytetar. Ne nuk kemi as për moshën e tretë, as për të rinjtë nuk kemi asnjë lloj shërbimi social”,- tha Saraçi.

Në këtë takim ka qenë edhe i deleguari për zgjedhjet në Shijak, z Ferdinand Xhaferaj. Ai vuri theksin se si prioritet do të jetë uji i pijshëm.

 

“Redi vjen nga një familje qytetare nga Shijaku. Ne lëvizëm nëpër shumë fshatra dhe kandidati nuk bëri një program se ku do të shkojmë pas katër viteve, pa e ditur se nga cili stacion do të nisej. Dhe ky bëri një fotografi reale të të gjithë situatës se çfarë problem ka Rreth, se çfarë problemesh ka Sallmone, Xhafzotaj. Maminas e Gjepalaj. Edhe nisur nga kjo situatë bëri një radhë prioritetesh për të zgjidhur problemet. Në vija të përgjithshme, ai që merr më shumë prioritet është uji i pijshëm”- tha z. Xhaferaj.

 

SHKARKO APP