Në sallën ku u mbajt tryeza nga Bardhi-Berisha, Basha mbledh më 9 shtator Këshillin Kombëtar

Ditën e shtunë më datë 9 shtator, Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar. Lulzim Basha do të zhvillojë mbledhjen në të njëjtën sallë ku u zhvillua sot takimi i Gazment Bardhit me Sali Berishën, pra në Hotel Tirana. ”Duke iu uruar për zgjedhjen Tuaj si anëtar të Këshillit Kombëtar në Kuvendin e PD më 2 shtator 2023, iu njoftojmë se mbledhja e Këshillit Kombëtar do të bëhet ditën e shtunë, datë 9 shtator 2023, ora 11:00 për të zgjedhur strukturën drejtuese të Partisë Demokratike. Mbledhja do të mbahet në Hotel Tirana, salla Balsha, kati i dytë”,-njofton PD.

SHKARKO APP