Në selinë blu mbërrin edhe ambasadori italian, takim me Bashën

Në selinë e Partisë Demokratike, ka mbërritur dhe ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci. Mëngjesin e sotëm në selinë blu mbërriti edhe shefja e misionit të vëzhgimit të ODIHR, Ursula Gacek, ku u prit nga Lulzim Basha. Pas takimit, palët nuk mbajtën një prononcim për mediat. Nuk dihet ende tema e diskutimit mes tyre, por kujtojmë se ende PD nuk e ka njohur rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, ku PS konfirmoi mandatin e tretë me 74 mandate.

SHKARKO APP