Në SHBA me pasaporta falso, kapet grupi kriminal italo-shqiptar
Policia Italiane e qytetit të Peruxhias ka ekzekutuar operacionin “Overtime” i cili ka goditur një grup kriminal italo-shqiptarë që organizonte udhëtime me pasaporta falso të shtetasve shqiptarë drejt SHBA. Në pranga janë vënë 3 persona, shtetasi shqiptarë i identifikuar me inicialet P.P 37-vjec e dy italianë 47 e 44-vjeç.
Që prej vitti 2013 me anë të një agjensie turistike ata organizonin udhëtime të shtetasve shqiptarë drejt Amerikës duke i pajisur me pasaporta falso e në këmbim të pagesave prej mijëra euro.
Sipas policisë italiane shtetasi shqiptar ishte personi që siguronte pasaportat falso ndërsa dy shtetasit italianë ishin pronarë të agjensisë turistike me qëndër në qytezën e Folignos.
Hetimet e këtij operacion janë ekzekutuar në bashkëpunim me policinë kufitare amerikane (Homeland Security). Në mesditë policia italiane pritet të zbardh detajet e këtij operacioni.
KOHA JONË SONDAZH

