Në shënjestër dy vajzat e Putinit dhe banka e Rusisë, ministrat e jashtëm të NATO-s mblidhen për sanksione të reja

Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të mblidhen në Bruksel për të diskutuar mbi Ukrainën, ndërsa lufta në një fazë tjetër të konfliktit.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Moska do të përpiqet të pushtojë “të gjithë” rajonin e Donbasit në lindje, me qëllim krijimin e një korridori tokësor nga Rusia në Krimenë e aneksuar.

Por ai vazhdon të këmbëngulë se asnjë trupë apo avion i NATO-s nuk do të dërgohet për të luftuar në Ukrainë.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHBA dhe BE do të vendosin sanksione shtesë ndaj Rusisë sot mes akuzave për krime lufte në qytetin ukrainas Bucha. Pamjet e varreve masive dhe trupave të civilëve të ekzekutuar në periferi të Kievit kanë tronditur botën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Uashingtoni thotë se do të ndalojë investimet e reja në Rusi dhe do të vendosë sanksione të mëtejshme ndaj institucioneve financiare ruse. Sipas informacioneve, po shqyrtohen masa që synojnë dy vajzat e Putinit dhe bankën më të madhe të Rusisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?