“Në shërbim të koncesioneve”, Spahia: Qeveria kërkon të largojë nga puna laborantët në spitalin e Shkodrës
Ish deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka reaguar gjatë ditës së sotme me një postim në facebok ndaj sjeljes së qeverisë ndaj përsonelit mjeksor.
“Kështu, shkruan Spahia, spitali Rajonal i Shkodrës ka kërkuar shkurtimin e 25 laborantëve të specializuar, për shkak se ky shërbim është dhënë me koncesion!!! Laborantëve u është kërkuar dorëheqja dhe ata kanë refuzuar, por presioni vazhdon”.
Ja postimi i plotë i ish deputetit demokrat:
VETEM NE RREGJIMIN E EDI RAMES, NE KOHE PANDEMIE, PUSHOHET PERSONEL I SPECIALIZUAR SHENDETESOR PER HIR TE KONCESIONEVE!
Nuk mjafton që koncesionet e errëta të Edi Ramës gllabërojnë miliona euro nga taksat e qytetarëve, të cilët e provuan në këtë kohë pandemie, se si e paguan nga xhepi trajtimin anti covid në shtëpi, tamponin apo testin serologjik, sepse shteti nuk përgjigjej në kohë a nuk përgjigjej fare, e sic u dëshmua së fundmi paguan edhe trajtimin spitalor të specializuar!
Koncesionet po vijnë me një faturë edhe më të rëndë: largimin nga puna të punonjësve të kualifikuar! Kështu, spitali Rajonal i Shkodrës ka kërkuar shkurtimin e 25 laborantëve të specializuar, për shkak se ky shërbim është dhënë me koncesion!!! Laborantëve u është kërkuar dorëheqja dhe ata kanë refuzuar, por presioni vazhdon.
Si ka mundësi që në kohë pandemie, kjo qeveri e ka luksin të largohen nga puna 25 laborantë klinikë në Shkodër, e sipas të njëjtës kontratë koncesionare, kjo ndodh e do ndodhë edhe në spitale të tjera rajonale? Përse kjo ulje e mëtejshme e kapaciteteve të shërbimit publik, kur gjatë muajve të pandemisë, qytetarët paguanin për shërbime e analiza në privat, sepse shteti nuk i përballonte dot?
Ky pra është “shërbimi” i koncesioneve që do rilindnin shëndetësinë! Kjo është “shëndetësia falas” që premtoi Edi Rama! Në 8 vitet e rregjimit të tij janë larguar nga vendi mjekë e inferimierë, kapacitete të cmuara për cdo sistem shëndetësor, kurse ata që ngelen, ose pushohen nga puna sepse kritikojnë, ose mbeten pa punë për hir të koncesioneve milionaeuroshe që ky kryeministër i ka të vetmen “punë”.
Kostoja e Edi Ramës si kryeministër ka prekur edhe sigurinë e shëndetit dhe jetën e qytetarëve. Nuk ka rrezik më të madh se ky! Shqiptarët meritojnë një qeveri që kujdeset për ta e u shërben atyre! Largimi i Edi Ramës më 25 Prill është shërbimi që secili i bën vetes, familjes e të ardhmes në këtë vend!