Në Shkodër, aty ku Mali i Zi do gardh me gjemba

Duket se gardhi që Europa i ka vënë vetes për të ndalur refugjatët, për Shqipërinë po e vë Mali i Zi. Autoritetet malazeze thanë një ditë më parë se kanë menduar që të ndërtojnë një gardh me Shqipërinë për të ndalur fluksin e klandestinëve.

Klandestinët nga lindja përshkojnë një fushë për të kaluar kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Për ta është rruga e shpresës që do t’i çojë më tej në Europë.

Janë pikërisht zonat e brezit jeshil në afërsi të pikave të kalimit kufitar të Murriqanit dhe Hanit të Hotit, dy pikat më problematike për palën malazeze sa i takon depërtimit të klandestinëve të huaj kryesisht shtetasve sirianë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklaratat ekstreme në vendin fqinjë për ngritjen e një gardhi me gjemba kanë në themel shqetësimin se në Shqipëri nuk i pranojnë klandestinët e kthyer prapa nga Mali i Zi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas statistikave nga marsi 2013 deri në prill të 2018-ës janë kapur 151 shtetas të huaj kryesisht në tentativë për të kaluar kufirin me Malin e Zi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?