Në Shkodër denoncohen 6 raste të votimit me karta të dubluara, dëshmia e gruas

Në Shkodër denoncohen rastet e votimit me karta të dubluara. 4 raste janë denoncuar në brenda në qytet ndërsa dy raste të tjera në fshatra.

Rreth orës 15:00 votuesja Lindita Halili  ka shkuar të votojë në qendrën e votimit 288 në mjediset e Medresesë së djemve Shkodër në lagjen Xhabije.  Në momentin kur ka shkuar të votojë i kanë thënë që  ke votuar.

Nga ana e saj gruaja mohon të ketë votuar madje dhe firma e vendosur në procesverbal nuk është e saj. Gjithashtu gruaja nuk ka shenjën në gisht që vërteton se ke votuar një herë.

“Nuk është nënshkrimi im” thotë gruaja e cila pasi sheh në procesverbal firmën e dikujt tjetër që kishte nënshkruar në emër të saj.

Në listën prezente të votuesve gruaja rezulton e votuar, madje është dhe numri i  kartës së identiteti.

Personi që ka votuar në listë është rreth orës 10:30

Kryetari i ZAZ 3 në Shkodër Genti Ibroja ka denoncuar 4 raste ku qytetarët shkojnë të votojnë por rezulton se kanë votuar. Shikoni videon

Tre raste të tjera kanë ndodhur tek shkolla “Salo Halili”. Gazetari i Ora News Bepin Kolvataj informon se janë denoncuar dy raste të tjera një në Juban dhe në Trush.

Fenomeni i është referuar edhe referuar edhe në KQZ.

SHKARKO APP