Në shkollat e Tiranës nis programi për kontrollin e shëndetit oral dhe të syve, Veliaj: Fillimi për një shoqëri më të shëndetshme
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ishin në shkollën 9-vjeçare “Vasil Shanto”, për të inspektuar laboratorin e ri dentar dhe për të dhënë disa mesazhe të rëndësishme për kontrollin shëndetësor të fëmijëve. Veliaj tha se ky projekt do të shtrihet në të gjithë shkollat e kryeqytetit.
“Dua t’i nxis prindërit që të mos i lënë pas dore këto kontrolle për fëmijët e tyre, ta marrin seriozisht rekomandimin nëse duhet rregulluar një dhemb apo nëse duhet bërë një korrektim I syzeve për sytë. Plani është që të shkojmë në të gjitha shkollat, por për momentin e kemi nisur me një shkollë në qendër të qytetit, si shembull për të tjerat. Jam i sigurt nga ajo që pashë se nisma do të jetë një histori suksesi”, deklaroi Veliaj.
Ai nënvizoi se krahas ndërtimit të çerdheve, kopshteve dhe të shkollave, një vëmendje të veçantë i kushtohet edhe shëndetit të fëmijëve. Veliaj shtoi se, paralelisht me pajisjen me laboratorë mësimorë, shkollat e reja në kryeqytet po pajisen edhe me laboratorë dentarë.
KOHA JONË SONDAZH

