Në shkollën e gjuhës shqipe “Naim Frashëri“ në Itali

Shkolla Shqipe “Naim Frashëri“ në Macerata, Itali, e hapur dy vjet më parë, ka për qëllim ruajtjen e identitetit kombëtar nëpërmjet mësimit të gjuhës shqipe.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko thekson sot se “shkolla Shqipe “Naim Frashëri“ në Macerata, Itali ka festuar dy vjetorin e hapjes së saj. Misioni i kësaj shkolle është mbajtja gjallë e traditave dhe ruajtja e identitetit kombëtar nëpërmjet mësimit të gjuhës shqipe si dhe të elementeve të tjerë të kulturës dhe traditave”.

Interesimi i prindërve për regjistrimin e fëmijëve të tyre në shkollën shqipe “Naim Frashëri” ka qenë i lartë, kjo ka sjellë rritjen e numrit të nxënësve dhe është motivi madhor, i cili po çon përpara këtë iniciativë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Stafi i kësaj shkolle punon për të dhënë më të mirën e mundshme që nxënësit të mësojnë gjuhën shqipe për të ruajtur identitetin si shqiptar pavarësisht integrimit në shoqërinë e vendit ku këta fëmijë jetojnë, në Itali.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?