Në Shqipëri, 180 fëmijë nën kujdesin e Shtetit

Sot në Shqipëri janë 31 mijë fëmijë jetimë dhe që prej 15 vitesh, Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve shqiptarë ka bërë të mundur që kjo kategori të ketë një ditë të tyren. Mori aktivitetesh të zhvilluara për një ditë, vëmendja e të cilës duhet të shtrihet përgjatë gjithë vitit.

“Data 20 maj nuk mund të konsiderohet si një ditë e ndarë nga 365 ditët e vitit, është një ditë që na kujton të gjithëve institucioneve, shoqërisë që i kemi një borxh të madh kësaj kategorie, së fëmijëve pa kujdesin prindëror”, tha Ilir Cumani.

20 Maj, Dita Kombëtare e Jetimëve, u përcoll me aktivitet e tubime sociale prej Institutit të Integrimit të jetimëve shqiptarë. Janë me dhjetëra fëmijët jetimë që mbyllen në institucione me shërbime të cilat ndjekin modele të vjetruara përkujdesjeje. Shërbimi i kujdestarisë në familje, ka ngecur në fazat e tij elementare dhe kujdesi për fëmijët jetimë është minimal dhe nuk plotëson as nevojat e tyre bazë jetike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo situatë është rënduar edhe më shumë vitet e fundit, për shkak të mosfunksionimit si duhet, të procesit të decentralizimit dhe të mungesës të një bashkëpunimi mes pushtetit qendror dhe atij lokal, në dëm të këtyre fëmijëve dhe të rinjve jetimë, që nuk kanë asnjë orientim për të ardhmen e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?