Në Shqipëri, brenda bunkerëve të “luftës bërthamore”

Për dy dekada, Shqipëria ka ndërtuar bunker nga çimentoja, duke e përgatitur vetën për kasaphanën e luftës bërthamore, që nuk erdhi kurrë. Sot, vendi ka aq shumë fortifikata, sa ka edhe njerëz. Përgatitjet filluan në vitin 1967, nga diktatori shqiptar Enver Hoxha, i cili ishte i bindur se vendi i tij i vogël do të pushtohej në çdo moment. Diktatori paranoik kishte miratuar një politikë të ashpër staliniste dhe kishte ndërprerë lidhjet me BRSS­në dhe Kinën.

Kështu, Shqipëria u bë një nga vendet më të izoluara në botë. I bindur se do të sulmohej nga Lindja dhe Perëndimi, ai shpenzoi miliona dollarë për ndërtimin e rreth 750,000 bunkerëve, shkruan The Daily Beast transmeton portali Gazeta Blic. Ndërtimet me stil kërpurdhash, të projektuara për herë të parë, kishin aftësinë e tyre për të përballur një sulm me tank, thuhet ti ketë thënë inxhineri dikatorit Hoxha, transmeton portali gazetablic.com. Por, udhëheqësi i atëhershëm, për të vërtetuar saktësine e tyre, i tha inxhinierit të qëndrojë ne Deri në vdekjen e diktatorit, në vitin 1985, praktikisht bunkerë janë ndërtuar kudo. Thjesht, në këtë kohë ato mbesin të fshehura nëpër varreza, pjesërisht janë të mbuluara nga rëra nëpër plazhe dhe Tirana kryesisht mbetet e rrethuar nga to. Të rinjët shqipëtarë kanë gjetur një mënyrë për t’i kthyer në jetë. Në një projekt të quajtur Concresco, fotografi David Galjaard kishte gjetur një njeri që bunkerin e kishte kthyer në një studio tatuazhi, ndërsa të tjerët i përdorin ato si dyqane dhe restaurante.

Ndërsa, që nga viti 2010, ato janë përdorur për një festival të muzikës të quajtur Bunkerfest, shkruan The Daily Beast, transmeton gazetablic.com. Projektuesi i bunkerve, Josif Zengali, mendon se koncepti fillestar nuk ishte i keq, por, sipas tij, tashmë po abuzohet shumë me to. “Nuk ka vend në botë që nuk ka fortifikata,” tha ai në vitin 1999 për Philadelphia Inquirer. Por, edhe pse bunkerët nuk u përdorën kurrë si projeksion për një luftë bërthamore, ato qenë të dobishme në një kohë luftë. Gjatë luftës së Kosovës, në vitin 1999, shqiptarët që ishin në kufi me Serbinë, kanë pastruar bunkerët dhe janë përgatitur për përdorimin e tyre. Disa nga ta thuhet se janë përdorur si strehimore për refugjatët nga zona e luftës.

"Gazetablic.com"

SHKARKO APP